Gara e axhendave Islamike të Erdoganit dhe Gylenit!
- See the English translation
- See the Arabic translation
- See the Turkish translation
- See the French translation
- See the Spanish translation
Nga Alon Ben Meir dhe Arbana Xharra
Deri pesë vjet më parë, Fethullah Gylen dhe Presidenti i Turqisë Erdogan ishin aleatë që mbështetën njëri-tjetrin. Të dy e përdornin Islamin si bazë të doktrinës së tyre, gjë që i bëri ata ideologjikisht të ndryshëm nga figura revolucionare sekulariste Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës së Re të Turqisë në vitin 1923. Në vitin 2002 Partia AK u themelua nga Erdogan, duke premtuar reforma të gjera sociale dhe politike dhe zhvillim ekonomik. Duke u zotuar që ta bëjë Turqinë një model të demokracisë islamike, ndërkohë që gëzonte përkrahjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen dhe ithtarëve të tij.
Shumë intelektualë në Turqi dhe jashtë vendit ishin të bindur se angazhimi i partisë për demokratizim ishte i vërtetë, sidomos gjatë pesë viteve të para. Kjo periudhë u karakterizua nga një zhvillim ekonomik i hovshëm dhe gjithëpërfshirës, i shoqëruar me reforma të rëndësishme demokratike, duke filluar nga një riorganizim rrënjësor i marrëdhënieve civile-ushtarake me njohjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë gjuhën dhe të drejtat kulturore të qytetarëve kurdë.
Këto reforma fillestare krijuan një nivel të lartë besimi në sundimin e Partisë AK mes popullit turk, duke përfshirë lëvizjen Hizmet të Gylenit, duke besuar se Partia AK do të eliminonte të gjitha aspektet jodemokratike të qeverive të mëparshme turke.
Prej vitit 2009 deri në 2011, qeveria e Partisë AK arriti me sukses të krijonte një kuadër ligjor që pengonte përfshirjen e ushtrisë turke në politikë për të parandaluar ndërhyrjet ushtarake, atë që Turqia kishte vuajtur në të kaluarën. Por, ndërsa Erdogan e konsolidoi pushtetin e tij, angazhimi i tij për të krijuar një demokraci të plotë nuk arriti të përmbushë të gjitha pritjet. Në vend të kësaj, ajo u bë një autokraci shumë e personalizuar e mishëruar në figurën e Erdoganit.
Fethullah Gulen u largua nga Turqia në vitin 1999 në një kohë kur ai ishte nën hetim për minimin e qeverisë – e cila në atë kohë ishte ende në mënyrë të vendosur nën kontrollin e elitës sekulare të Turqisë dhe e mbështetur nga ushtria. Në vitin 2000, ai u shpall fajtor, në mungesë, për të shkatërruar qeverinë, duke futur nëpunës civilë në zyra të ndryshme qeveritare – një padi të cilën ai e mohon me këmbëngulje e cila më pas i kthehet për tu ndjekur nga Erdogani.
Para vitit 1999, Gulen vepronte brenda një Turqie laike kushtetuese dhe pasuesit e tij për katër dekadat e fundit u përhapën në të gjitha institucionet e Turqisë. Avokuesit e tij e quajnë atë ‘guru i islamit të moderuar’, të shënuar nga humanitarizmi i tij ndërsa ai po promovonte ideologjinë e tij përmes një rrjeti të shkollave me arritje të larta në Turqi dhe në rreth 140 vende nëpër botë.
Historikisht, dy organizatat islamike ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Lëvizja Hizmet supozon dhe praktikon një version sufi të Islamit të hapur për dialog me fetë e tjera dhe beson në ndryshim nga poshtë përmes edukimit. Në anën tjetër, Erdogan dhe partia e tij përqafuan islamin politik të adoptuar më së shumti nga Vëllazëria Myslimane Sunnite, duke besuar në ndryshimet nga lart-poshtë, të cilat i kryen duke uzurpuar autoritetin dhe duke i detyruar njerëzit të ndryshonin nëpërmjet fuqive shtetërore.
Pasi u rizgjodh në vitin 2007 me një mandat më të fortë, AKP-ja nën udhëheqjen e Erdoganit u rrit më bindëse me ideologjinë e saj islamike. Megjithatë, pavarësisht nga prirjet e tyre të ndryshme islame, Erdogan sinjalizoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me klerin, ndjekësit besnikë të të cilëve mund të zgjeronin ndikimin botëror të Erdoganit. Erdogan nuk i besoi Gylenit, por fillimisht vendosi të bashkëpunonte me të në mënyrë që të fitonte mbështetjen e ndjekësve të tij. Por kur erdhi koha për të vendosur veten në nivel global, ai goditi Hizmetin dhe përdori grushtin e shtetit si një justifikim.
Që nga mërgimi i tij në vititn 1999, Guleni kishte ndërtuar një perandori mbresëlënëse biznesi. “Rrjeti i tij i medias në Turqi dhe jashtë vendit ishte bërë gjithnjë e më i fuqishëm dhe shkollat kujdeseshin për gjeneratën e ardhshme. Pjesa më e madhe e çështjeve financiare udhëhiqej nga parimet islame “, raportoi Deutsche Welle. Ndërsa Gyleni edukoi të rinjtë me shkencë dhe gjuhë të huaja, “Erdogan nuk ishte aq i interesuar për arsimin që pasqyron bazën e tij, i cili në masë të madhe përbëhet nga të varfrit dhe më pak të arsimuar”.
Sitki Ozcan, nga mediat Zaman me seli në SHBA, tha se qëllimet e Erdoganit ishin të shfrytëzonin shkollat turke të frymëzuara nga Gyleni në mbarë botën, veçanërisht ato në Afrikë dhe Azinë Qendrore, për të mbështetur qëllimin e tij, të cilin Gyleni e kuptoi dhe më pas e refuzoi. “Kur shohim deklaratat e Erdoganit dhe dokumentet e zbuluara në vitet e fundit, lehtë mund të themi se Erdogan kurrë nuk e ka pëlqyer as Gylenin as lëvizjen e tij”, thotë Ozçan.
Në fillim të 2010-s, Erdogan arriti në përfundim se kishte fituar fuqi të konsiderueshme në vend dhe se ishte koha për të realizuar ëndrrën e tij të shumëpritur “kalifatin”, megjithëse parlamenti vazhdoi të kalonte reforma në lidhje me të drejtat e njeriut, arsimin dhe të drejtat e pakicave. Ndërkohë, Erdogan ishte ende duke shijuar respektin e SHBA, BE dhe mediat ndërkombëtare dhe ishte I admiruar në vend për arritjet e tij.
Kur iu zbulua një skandal korrupsioni në fund të vitit 2013, Erdogan kishte vetëm dy opsione: “ose të dal para drejtësisë ose të shndërohej në diktator dhe ta shkatërojë drejtësinë”, thotë Ozçan.
BBC raportojë për lëvizjen e Gylenit, duke vënë në dyshim misionin e saj duke deklaruar se “Hizmet nuk ka strukturë formale, organizatë të dukshme dhe asnjë anëtarësim zyrtar, por mund të jetë rritur në rrjetin më të madh mysliman në botë.” Hizmet është përkushtuar për promovimin e projekteve të zhvillimit dhe edukimit për të mirën e përbashkët. Avokuesit e tij pohojnë se ata thjesht punojnë së bashku në një aleancë të lidhur ngushtë me frymën e mesazhit të zotit Gylen, por askush nuk është i gatshëm të zbulojë se nga vijnë paratë.
Aydogan Vatandas, një gazetar hulumtues nga Turqia, thotë se arsyeja kryesore që lidershipi i lëvizjes Gylen dështoi të shihte ambiciet e vërteta të Erdoganit ishte për shkak të besimit të tyre se nënshtrimi i ushtrisë në autoritetin civil dhe kufizimi i ndikimit të gjyqësorit nuk do të kishte efekt negativ negativ në demokracinë turke. “Ishte gabim të besonim se dobësimi i këtyre institucioneve do të çonte në shfaqjen e një demokracie”, thotë Vatandas. Sipas tij, Erdogan tashmë ka konsoliduar fuqinë e tij për të riformuar shoqërinë, gjë që çoi në pastrimin e të gjithë lëvizjes Gylen nga shoqëria turke.
Qindra mijëra njerëz në Turqi kanë qenë subjekt i procedurave ligjore për akuzat e rreme për anëtarësim në lëvizjen Gylen që nga përpjekja e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, për të cilat ai fajësoi Gylenin. Erdogan ka kryer procedura ligjore kundër 445,000 anëtarëve të dyshuar të lëvizjes Gylen, duke përfshirë gjyqtarët, mësuesit, policët dhe gazetarët. Për më tepër, Erdogan ka rrëmbyer mbi 100 anëtarë të dyshuar të lëvizjes Gylen nga vendet e tjera.
Nazmi Ulus, përfaqësuesi i lëvizjes Gylen në Kosovë, tha se megjithëse lëvizja mban shkollat e tyre (Kolegjin Mehmet Akif) në Kosovë dhe po mbështet aktivitetet e tyre, ata nuk ndihen më të sigurt në këtë vend i cili lejoj shëbimin turk të kidnapojë gjashtë Gylenistë në mars të këtij viti. “Sa i përket popullit të Kosovës po, mund të themi se jemi të sigurt, por përsëri duke marrë parasysh vetë-pohimin dhe aftësinë e Erdoganit për të shantazhuar e për të vepruar në rajon është e pamundur të thuhet po, ne jemi të sigurt”.
Megjithëse Erdogan ishte në gjendje gati të prishë lëvizjen e Hizmetit në Turqi, qindra e mijëra ndjekës të lëvizjes janë ende të gjallë dhe janë në heshtje të ngulitur në institucione private dhe qeveritare. Dhe pavarësisht nga përpjekjet e Erdoganit për të pastruar pasuesit e Gylenit jashtë Turqisë, lëvizja Hizmet mbetet e integruar mirë në shumë vende, përfshirë SHBA-të, të cilat janë përtej mundësive të tij.
Për të qenë të sigurt, Erdogan e sheh Gylenin si armikun e tij dhe ai nuk e fsheh vendosmërinë e tij për të uzurpuar udhëheqjen e Islamit sunnit nga Arabia Saudite dhe për të ringjallur elementët e perandorisë osmane. Në anën tjetër, lëvizja Gylen është e vendosur të vazhdojë të përhapet në terren.
Pavarësisht nga baza e Erdoganit, shumica e turqve e përbuzin për shkak të vuajtjeve që ai ka shkaktuar përmes spastrimeve që po bënë dhe dëmtimit të ekonomisë që dikur e kishte forcuar dhe kjo bazë nuk do të vazhdojë të ndjekë axhendën e tij islame. Duke pasur parasysh, megjithatë, se ndryshe nga Erdogan, Fethullah Gulen gëzon një pozicion jo të zgjedhur dhe nderohet thellësisht nga pasuesit e tij, filozofia e tij islamike e orientuar nga shoqëria me siguri do të mbijetojë nga Islami politik i Erdoganit, i cili mund të zvogëlohet sapo ai të largohet nga skena politike.