All Writings
October 31, 2018

Huliganët e Erdoganit trokitën në dyert e Universitetit të New Yorkut

Javën e kaluar kam organizuar një diskutim me panel mbi Turqinë nën udhëheqjen e Erdoganit në Universitetin e New Yorkut, Një ditë përpara ngjarjes, u paralajmërova se disa prej mbështetësve të Erdoganit do të na prishin ngjarjen dhe kishim frikë se dhuna mund të shpërthejë. Me mëngjes, Universiteti i NewYorkut kishe marrë një letër prej aktivistëve të diktatorit turk, duke paralajmëruar se NYU nuk duhet të lejojë të organizohet një ngjarje e tillë. Kështu që përfunduam duke marrë rojeve për të siguruar ambientin ku mbahej paneli i diskutimit në Nju Jork, nga banditë turq që vepronin me urdhër të një despot që po udhëheq pasuesit e tij të verbër si dele

Çfarë është e turpshme me këtë ngjarje është se këtu në SHBA, ku liria e fjalës garantohet me kushtetutë, kërcënohemi nga qytetarët turq, të cilëve u është dhënë privilegji për të jetuar në vendin tonë. Ata tani po na ngacmojnë që të mos përfshihemi në një diskutim, duke pasur frikë se mund të jetë kritike ndaj Erdoganit.

Paneli im përbëhej nga tre folës: Profesor Ahmet Yayla, gazetarja hulumtuese nga Kosova Arbana Xharra dhe Dr. Y. Alp Aslandogan. Yayla ishte një veteran 20-vjeçare i departamentit të kundër-terrorizmit dhe operacioneve në Policinë Kombëtare Turke i cili ka shërbyer si shefi i antiterrorizmit në Sanliurfa të Turqisë. Ai foli me detaje të dhimbshme në lidhje me takimet e tij personale me zyrtarët e lartë turq, të cilët e udhëzuan atë të lejojë vullnetarët të kalojnë lirshëm kufirin turk për t’u bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ai dëshmoi në radhë të parë se si qeveria turke bleu fshehurazi naftë nga ISIS dhe se si ryshfeti nga të ardhurat e dyshimta përfundonte në duart e zyrtarëve të lartë turq. Ai përmendi paraburgimin arbitrar të të gjithë atyre që dyshohej se ishin aktivistë politik kundër Erdoganit dhe Partisë AK dhe foli për mënyrën se si u grumbulluan dhe u burgosën më shumë se 200 gazetarë dhe dhjetëra mijëra nga akademia, biznesi, ushtria dhe gjyqësori me akuza të rreme për komplot kundër shtetit.

Ai u shkarkua nga pozicioni i tij, sepse kundërshtoi politikën e qeverisë turke e cila qëllimsht ka lejuar vullnetarë që t’i bashkohen ISIS-in, duke u paralajmëruar që të mos zbulojë kurrë atë që ai kishte dëshmuar. Ai u largua nga Turqia për në SHBA dhe iu kërkua të dëshmonte përpara Kongresit për përvojat e tij personale. Pasi turqit mësuan për dëshminë e tij, djali i tij 19 vjeçar në Turqi u arrestua dhe kaloi një vit në burg pa asnjë akuzë. Pas lirimit të tij, ai u arratis në Evropë dhe nuk mund të vendosë më këmbë në Turqi.

Arbana Xharra është gazetare hulumtuese nga Kosova. Ajo ka shkruar për një kohë të gjatë gjerësisht mbi ekstremizmin fetar dhe axhendën islamike të Erdoganit në Ballkan. Ajo u sulmua fizikisht një vit më parë pas shumë kërcënimeve paralajmëruese që kishte marrë nga radikalët islamist. Në vitin 2015 ajo mori Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Tregimi i saj për atë çfarë Erdogan po bën në Ballkan i befasoi shumë të pranishmit që nuk mund t’i besonin përpjekjeve të tij për t’i joshur këto shtete nën orbitën e tij.

Ajo foli për investimet e Erdoganit në ndërtimin e xhamive në Ballkan, me qëllim të shtrirjës së axhendës së tij. Sipas saj, kreu i Turqise po përdorë forma të ndryshme për të siguruar që përmes mësimit të Islamit të ndikoi tek të rinjtët në Kosovë. Ajo zbuloi se si Erdogan manipulon udhëheqësit e Ballkanit dhe se si në mënyrë selektive ai investon në këto vende për të rritur ndikimin e tij duke përdorur diku Islamin e diku investimet ekonomike.

TIKA dhe Diyanet, tha ajo, janë makinat kryesore të Erdoganit në Ballkan, për të ndërtuar qindra institucione fetare. Për më tepër, Erdogan mori nën kontroll asetet kryesore në disa shtete të Ballkanit – aeroportet, infrastrukturën rrugore, minierat, shpërndarjen e energjisë – duke shtrirë kështu ndikimin në shtyllat kryesore të këtyre shteteve.

Ajo përshkroi se si shërbimi sekret i Erdogan rrëmbeu në fillim të këtij viti gjashtë shtetas turq në Kosovë, të dyshuar se kishin lidhje me Gylen dukei dërguar në burg në Turqi. Diyanet, megjithëse u përfshi zyrtarisht në promovimin e axhendës islame të Erdoganit, tha ajo, gjithashtu shërben për të spiunuar qytetarët turq që u arratisën nga Turqia dhe shtetasit kosovarë që shprehin ndonjë kundërshtim ndaj ndërhyrjes së Erdoganit në punët e brendshme të Kosovës.

Dr. Aslandogan është një shtetas turk, i cili gjithashtu u arratis nga Turqia, duke u frikësuar nga arrestimi për afërsine tij me organizatën Gylen. Ai është Drejtor Ekzekutiv i Aleancës për Vlerat e Përbashkëta (AFSV), e cila promovon bashkimin e qytetarëve me prejardhje të ndryshme rreth vlerave të përbashkëta të njerëzimit.

Dr. Aslandogan shpjegoi se si Erdogan fillimisht përqafoi demokracinë dhe nisi reforma mbresëlënëse socio-politike dhe ekonomike, duke e bërë atë udhëheqësin më të respektuar dhe më të admiruar turk si në Turqi ashtu edhe jashtë saj që nga Atatürk. Por për Erdoganin, demokracia është si “një autobus, nga i cili ju zbret kur të arrini destinacionin tuaj”.

Që nga fillimi, Dr. Aslandogan shpjegoi, përqëndrimi i Erdoganit në zhvillimin ekonomik i dha atij një bazë të fortë popullore në të cilën mund të llogaritej për mbështetje politike, gjë që e lejoi atë të orkestronte grushtin ushtarak të dështuar të korrikut 2016 me qëllim që të pastronte të gjithë kundërshtarët politikë.

Megjithatë, Aslandogani mbetet optimist se demokracia mund të kthehet përsëri në Turqi, me kusht që të përmbushen katër parakushte: të vijnë në pushtet udhëheqësit e rinj të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë, duke u përqendruar në arsimin dhe të cilët ofrojnë një program mësimor më liberal, duke zhvilluar shoqërinë civile dhe duke u përqendruar në ndërtimin e institucioneve demokratike , dhe së fundi, duke kërkuar angazhimin perëndimor dhe zgjerimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore.

Fatkeqësisht, Dr. Aslandogan shtoi se rivendosja e demokracisë nën udhëheqjen e Erdoganit nuk është e mundur, sepse Erdogan jo vetëm ka shkuar shumë larg në promovimin e agjendës së tij islame, por gjithashtu, ai nuk do të heqë dorë nga fuqia e tij absolute, aq më pak tani që ai e ka siguruar atë nëpërmjet amendamenteve kushtetuese.

Panelistët e mi nuk ishin tregues; ata ishin dëshmitarë okularë për brutalitetin dhe korrupsionin e një diktatori që tradhtoi popullin e vet. Asnjëri prej tyre nuk mund të kthehet në Turqi, nga frika e arrestimit të menjëhershëm, e të akuzaohen për krime të rreme ndaj shtetit, dhe që dënohet me shume vite burgim. Një grua nga audienca me lot në sy foli për eksperiencën e saj, burri I së cilës nuk kishte asnje lidhje me rrjetin e Gylen vetem pse u trajnua me NATO-n dhe ishte pjese e ushtrisë turke u arrestua dhe ende po vuan dënimin në burg.

Pyetja është pse zyrtarët perëndimorë injorojnë mizorinë e Erdoganit dhe pse ata e trajtojnë atë me një nderim të tillë diplomatik. Ata përmendin tre arsye: Turqia është një anëtare e NATO-s, një aleat strategjik dhe një urë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe një fuqie rajonale.

Një anëtar i rëndësishëm i NATO-s nuk duhet t’i bashkohet armikut më të fortë të Rusisë, nga i cili po blen sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, i cili nuk është i papërputhshëm vetëm me mbrojtjen ajrore të Perëndimit, por gjithashtu mund të komprometojë teknologjinë e ndjeshme të SHBA-ve kur të vendoset si pjesë integrale e mbrojtjes së NATO-s.

Një aleat strategjik nuk lejon që vullnetarët të kalojnë kufirin e tyre lirshëm për t’u bashkuar me ISIS në Siri dhe Irak dhe nuk blejnë naftë me para të gatshme, duke lejuar ISIS të blejë armë në tregun e zi. Një aleat strategjik nuk lufton një aleat të SHBA-së – kurdët sirianë – dhe nuk bashkëpunon me Rusinë dhe Iranin dhe përjashton SHBA-të kur të flitet për të ardhmen e Sirisë.

Si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Turqia ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë problem sesa një pasuri. Ajo ka kërcënuar për të përmbytur vendet e Evropës Perëndimore me refugjatë sirian nëse nuk i përmbushin kërkesat e tij. Turqia e furnizon Evropën me gaz dhe naftë përmes tubacioneve të aj qe lidhin Lindjën e Mesme me Perëndimin. Ky fakt e ka bërë BE të pasigurt pasi frikësohet se mund të prishë rrjedhën në çdo kohë në raport me Turqinë. Si një fuqi rajonale, Erdogan nxiti probleme të huaja në vend që të luante një forcë konstruktive dhe stabilizuese për rajonin dhe më gjërë.

Pyetja është, sa large do të ketë durim Perëndimi në raport me një despot që vazhdon të bëjë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut? Për sa më gjatë Evropa do të sakrifikojë vlerat morale të Perëndimit vetëm për të akomoduar një tiran?

Si mund të tolerojmë një autokrat të huaj që dërgon banditë e tij në vendin tonë dhe sfidon të drejtën tonë për fjalën e lirë? Ne ende kujtojmë detajet e sigurisë së Erdoganit kur në maj të vitit të kaluar sulmuan me forcë një demonstrim të vogël paqësor që protestonte për trajtimin e tij mizor ndaj popullit të tij – në Uashington, DC.

Është koha që SHBA dhe BE të kërkojnë që ai të pushojë spastrimet e tij kundër popullit të tij, t’i japë fund mbështetjes së hapur të ekstremistëve muslimanë, të ndalojë ndërhyrjen e tij në punët e brendshme të vendeve të tjera, të ndalojë luftimin e kurdëve sirianë, të anulojë marrëveshjen e saj të armëve me Rusinë, dhe të ndalojë bashkërendimin me Iranin, të cilat minojnë aleatët amerikanë në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe BE duhet të kuptojnë se Erdogan nuk është një aleat, ai është një kundërshtar dhe duhet të trajtohet si i tillë.

SHARE ARTICLE